Telegrafi

Publikohet video kur Khloe Kardashian u tradhtua nga partneri kur ajo ishte tre muajshe shtatzënë

Familja Kardashian është përfshirë nga një skandal mediatik.

TMZ ka publikuar së fundmi një video ku partneri i Khloe Kardashian, basketbollisti i NBA, Tristan Thompson shihet teksa puthet me një grua misterioze.

Ata po putheshin në terasën e një bari në New York, moment ky i cili u kap nga disa kamera paparacci.

khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Kjo tradhti besohet se ka ndodhur gjatë muajit tetor, atëherë kur partnerja e tij, Khloe ishte vetëm tre muajshe shtatzënë.

Lexo po ashtu Pamje nga shtëpia luksoze ku Khloe Kardashian po kalon ditët e fundit të shtatzënisë

Të habtiur dhe frustruar nga kjo video kanë ngelur edhe fansat, të cilët në momentin që e kanë parë, i kanë dalë në mbështetje yllit të “Keeping up the Kardashians”.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur rrjetet sociale për të dërguar mesazhe në mbështetje të Khloes, e cila ende nuk ka reaguar pas kësaj videoje të publikuar nga TMZ. /Telegrafi/