Telegrafi

Publikohet video e shkurtër e episodit të ri të “O Sa Mirë”: Si e gjeti Kadri Veseli kolegjin nën drejtimin e Adelina Ismailit?

Seriali më i shikuar vendor, “O Sa Mirë” pa dyshim se është një prej prodhimeve televizive më të dashura të publikut.

Ishte Adelina Ismaili ajo që u inkuadrua së fundmi në këtë serial në rolin e “Drejtoreshës së Shkollës”, kurse këtë të diel protagonizmin do ta rrëmbejë dikush tjetër.

Është kryeparlamentari, Kadri Veseli, ai që në edicionin special të “O Sa Mirë” me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, merr pjesë në një rol të pa parë më herët.

Se si e gjeti ai kolegjin tashmë me drejtoreshë të re, do ta shohim në episodin e ri të 129 me radhë.

Pos, Kadri Veselit edhe fytyra tjera prominente kanë pasur rol në këtë serial.

O Sa Mirë transmetohet në Klan Kosova. /Telegrafi/