Telegrafi

Publikohet video e shkurtër e dasmës përrallore të Ledion Liços dhe Sara Hoxhës

Prezantuesi Ledion Liço dhe trashëgimtarja e Top Channel i fhanë fund beqarisë javë më parë.

Në një ceremoni mjaft luksoze dhe private, dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, para familjarëve dhe rrethit të ngushtë.

Sara ishte ajo e cila deri më tani përmes disa videove të publikuara ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe nga prapaskenat e përgatitjes së dasmës.

Megjithatë, në asnjë moment nuk u shfaqën pamjet e eventit.

Së fundmi, çifti kanë vendosur që të publikojnë një video-ditar të shkurtër, për të treguar në tërësi ceremoninë e tyre martesore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përmes pamjeve magjike vërehet se dasma e çiftit ka qenë si në përrallat e “Disneyt”.

Gjatë videos, po ashtu vërehen edhe momentet emocionuese të familjarëve gjatë martesës së çiftit. /Telegrafi/