Telegrafi

Publikohet video e Agueros duke ia dhuruar veturën e tij Range Rover Evoque punëtorit të klubit të Man Cityt

Kanë dalë tashmë pamjet e Sergio Agueros duke i dhuruar makinën e tij të re në ditën e tij të fundit të stërvitjeve, një personi që ka punuar në larjen dhe bërjen gati të fanellave të lojtarëve të Manchester Cityt.

Para se të largohej nga Etihad pas 10 sezonesh të mbushura me sukses, Aguero u dha rreth 60 dhurata bashkëlojtarëve, punëtoreve dhe stafit të Cityt.

Ndër dhuratat e Agueros kishte ora të çmuara Hublot ose Tag Heuer të gravura për të shprehur falënderimet e tij për gjithë punën e tyre të vështirë gjatë një dekade.

Lexo po ashtu Largimi i Agueros nga City me plot dhurata: Nga një orë për secilin punëtorë në klub, dhuroi në formë lotari veturën dhe bëri donacioni një shumë të madhe me para

Aguero gjithashtu bëri një dhuratë të vlefshme të një veture të tipit Range Rover Evoque dhe kjo u fitua nga një punëtor i klubit i cili merrej me bërjen gati të fanellave të lojtarëve.

Tani ka dalë edhe video ku shihet Aguero duke e dorëzuar makinën tek punëtor, video e kompletuar me një përqafim të ngrohtë që tërhoqi zemrat e tifozëve të Cityt.

Ndërsa Aguero hynte brenda, parkonte dhe po bëhej gati të dorëzonte çelësat, punëtor i klubit kishte disa fjalë të fundit mes këshillave miqësore: “Mos harroni gjërat tuaja brenda!”.

“Makina jote”, u përgjigj Aguero i qeshur përpara se të dy të përqafoheshin.

Ndryshe, Aguero u konfirmua këtë javë si një lojtar i ri i Barcelonës pas 10 sezonesh dhe një rekordi të klubit me 260 gola për Manchester Cityn. /Telegrafi/

https://twitter.com/KMagill7/status/1400426205682229251