Rep-artisti Stresi ende vazhdon të jetë aktiv në prurjen e projekteve muzikore.
Ai edhe gjatë pandemisë coronavirus, ka qenë në afërsi me fansat e tij, duke i informuar për më të rejat nga jeta personale e profesionale.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Stresi ka bërë të ditur se ka publikuar këngën e re.
“Shokun se lo”, titullohet projekti i radhës, i cili vjen si versionin i tretë, pasi edhe më parë kishte lansuar dy të tjera me po të njëjtin titull.
Kësaj radhe ai ka bashkëpunuar me rep-artistët, One T dhe Anestezion.
Për muzikën e të gjithë këtij projekti është përkujdesur Enes Qosa, ndërsa për klipin ka punuar Wiz Dako.
Rreth një muaji më parë, reperi me prejardhje nga nga Tropoja ka publikuar këngën “Kush R**** Je ti”, që përmbante tekst eksplicit. /Telegrafi/