Telegrafi

Publikohet “Veç fjalë”, kënga e re nga Elinel

Reperi shqiptar, Elinel, ka publikuar videoklipin e tij më të ri.

Hip hop artisti e punoi këngën me Nero DB, Robert Rodriguez dhe El Mariachi.

Videoklipi është punuar nga AskJack & Movie Co.

Ky projekt vjen si vazhdë e shumë lansimeve që ka bërë reperi.

Ai për një kohë të shkurtër lansoi tri këngë.

Hiti më i madh mbetet “Vonë” me Samantën që u publikua kohë më parë.

Ai është edhe pjesë e albumit të Mc Kreshës dhe Lyrical Son, United State of Albania. /Telegrafi/