Telegrafi

Publikohet ‘traileri’ i vëllimit të parë të sezonit të pestë të “La Casa de Papel”

Është publikuar paraqitja e re e shkurtër – ‘traileri’ i vëllimit të parë të sezonit të pestë të hit serialit , “La Casa de Papel”.

Fansat mezi janë duke e pritur sezonin e ri të serialit të shumëpopullarizuar të gjiganti të transmetimit, Netflix.

Në bazë të njoftimit të mëparshëm sezoni i pestë dhe i fundit është ndarë në dy vëllime të shfaqjes së episodeve.

Pjesa e parë e episodeve të sezonit të pestë të “Money Heist” do të shfaqen më 3 shtator të këtij viti.

Derisa vëllimi i dytë i episodeve të sezonit të pestë do të jetë në dispozicion në Netflix nga data 3 dhjetor 2021. /Telegrafi/