Telegrafi

Publikohet ‘traileri’ i klipit të ri nga Vesa Luma dhe Denik Prizreni, dyshja po vijnë me baladë të veçantë

Këngëtarja e njohur Vesa Luma po bëhet gati t’i rikthehet muzikës me një projekt muzikor mjaft të veçantë.

Ajo ka realizuar një duet të ri me Denik Prizrenin, një këngë e cila do të jetë e zhanrit baladë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“S’paska qenë e shkrume” titullohet kjo këngë, e cila i dedikohet dashurisë së humbur.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale edhe ‘trailerin’ e klipit, i cili do të jetë gjithashtu mjaft i veçantë.

Xhirimet janë kryer në disa lokacione natyrore, dhe pritet të sjellë një performancë interesante nga Vesa dhe Deniku.

Pas këtij projekti muzikor, këngëtarja Luma ka bërë të ditur se do të realizojë edhe një tjetër këngë solo. /Telegrafi/