Më datë 8 qershor do të publikohet klipi i këngës përcjellëse të Kampionatit Botëror 2018.
“Live it up” titullohet kjo këngë, e cila interpretohet nga artistja shqiptare Era Istrefi, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja Istrefi ka ndarë me ndjekësit trailerin e klipit të këngës “Live it up”, e cila do të publikohet më datë 8 qershor.
Trailerin e klipit mund ta ndiqni në videon më poshtë:
Kënga është ritmike dhe është pëlqyer shumë nga fansat e futbollit, teksa atraktiv dhe i veçantë, duket se do të jetë edhe klipi.
Në klipin e “Live it up” nuk do të mungojnë xhirot me makina, gjersa do të ketë edhe një paraqitje mjaft atraktive të artistes shqiptare.
“2 ditë deri në lansimin e Live it up”, shkruan Istrefi në mbishkrimin e fotografisë.
Kënga “Live it up” është punuar nga Will Smith në studion “Diplo”, teksa është pëlqyer shumë nga fansat.
Kjo këngë është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio, dhe ka arritur të kalojë shifrat e 15 milionë klikimeve.
Ndiqni më poshtë këngën Live it up” në versionin Audio:
Kujtojmë që këngëtarja shqiptare arriti të shënojë këtë sukses ndërkombëtar e vlerësuar lartë edhe nga emrat e njohur si: Will Smith, Ricky Martin etj. /Telegrafi/