Telegrafi

Publikohet traileri i filmit ku luajnë Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, fansat shprehen të zhgënjyer

(Foto: Screenshot/YouTube/ONE Media)

Është publikuar paraqitja e shkurtër për filmin “Good Mourning”, në të cilin luajnë bashkë Megan Fox dhe i fejuari i saj, Machine Gun Kelly.

Mirëpo, duke u bazuar në reagimet e fansave, filmi që pritet të dalë më 20 maj, nuk i ka mahnitur shikuesit.

Kjo është aq e keqe sa do të jetë një kryevepër”; “Duket po aq patetik si ndonjë film me buxhet të ulët”; “Nuk mund ta shikoja as trailerin deri në fund”; “Më mirë do të digjesha sesa ta shikoja këtë ” – janë vetëm disa nga komentet.

Megan dhe Machine Gun Kelly u takuan në xhirimet e filmit “Midnight in the Switchgrass”, ndërsa për shkak të reperit, aktorja u shkurorëzua nga bashkëshorti me të cilin ka tre fëmijë, Brina Austin Green.

Lexo po ashtu Megan Fox del me të fejuarin për ditëlindjen e tij të 32-të, ai merr gjithë vëmendjen me veshjen e çuditshme

“Porsa e mora vesh se Kelly do të luante në film, ndjeva se diçka e egër do të ndodhte, por nuk isha e sigurt se çfarë. Thjesht ndjeva thellë brenda se do të dilte diçka serioze”, kishte thënë Fox.

Edhe reperi kishte pranuar se edhe ai ndjeu menjëherë diçka për Meganin dhe se këto ndjenja po bëheshin më intensive çdo ditë.

Megjithatë, as filmi “Midnight in the Switchgrass” nuk mori pëlqimin e publikut, ndërsa në ka një vlerësim 4.4 në IMDb. /Telegrafi/