Telegrafi

Publikohet ‘traileri’ i filmit horror ku do të luajë Kim Kardashian

Kim Kardashian ishte jashtëzakonisht magjepsëse në një trailer të ri të filmit “American Horror Story: Delicate”.

Në klipin e shkurtër që u shfaq të hënën për sezonin e ardhshëm të 12-të të antologjisë horror, 42 vjeçarja, dukej drithërues teksa mbante në krahë një merimangë masive.

Siç shihet në videon ngacmuese një minutëshe, ylli i serialit “The Kardashians” – mahniti me një pamje të pazakontë, por të bukur, shkruan DailyMail.

Përgjatë pjesës më të madhe të videos, ajo u pa e veshur me një fustan të zi, që nxirrte në pah figurën e saj trupore.

Lexo po ashtu Kim Kardashian thekson linjat e trupit në kostumin e ngushtë, teksa merr pjesë në koncertin e reperit Drake

Me sezonin e ri, ajo do të bëjë debutimin e saj dhe do të luajë së bashku me studenten e “American Horror Story”, Emma Roberts, 32 vjeçe, dhe supermodelen Cara Delevingne, 31 vjeçe.

Kardashian do të luajë personazhin Siobhan Walsh, ndërsa Roberts do të bëjë rikthimin e saj të shumëpritur në serialet drithëruese si Anna Alcott.

Trailer-i fillon me një prezantim të tri aktoreve që të gjitha pozojnë me paruke argjendi të ngjashme.

Në të njëjtën mënyrë, ato të gjitha mbajnë syze që të kujtojnë sytë e një merimange për të zbuluar shikimet e tyre rrëqethëse.

Pastaj, dëgjohet një zë i frikshëm që këndon rimën klasike të çerdhes, “Rock-A-Bye-Baby”, në një mënyrë ogurzezë.

Kasti i filmit përfshin gjithashtu emra si: Matt Czuchry, Michaela Jaé Rodriguez, Annabelle Dexter-Jones, Julie White, Demi Moore dhe Debra Monk.

Pjesa e parë e A”merican Horror Story: Delicate” do të shfaqet premierë në FX më 20 shtator. /Telegrafi/