“Ti” titullohet kënga më e re e Kidës, të cilën e ka realizuar me videoklip.
Është një këngë që vjen e interpretuar mirë nga këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi.
Tekstin e kanë shkruar Zzap, Fero dhe Fuego, ndërsa për muzikën janë kujdesur Zzap dhe Chriss.
Filmnation është angazhuar për realizimin e videoklipit muzikor.
“Kce” është projekti i mëparshëm i Kidës që u publikua në fund të muajit dhjetor.
Videoja muzikore e asaj kënge ka arritur afro 3.5 milionë shikime në YouTube.
Zzap dhe Chriss janë realizues edhe të atij projekti muzikor. /Telegrafi/