Ajo është duke shijuar disa pushime përrallore me miqtë e saj.
Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora, dukej mjaft atraktive ndërsa u shfaq me rroba banje, në Formentera të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
28-vjeçarja kishte veshur bikine të kuqe në pjesën e sipërme, dhe të zeza poshtë.
Rita vuri mjaft mirë në dukje kthesat e saj, për të cilat gjithnjë komplimentohet nga fansat.
Krijuesja e hitit “Let Me Love You” gjithashtu vinte në pah tatuazhet e shumta përgjatë trupit.
Rita dukej se po shijonte rreezet e diellit, ndërsa herë pas here freskohej edhe duke u zhytur në ujë. /Telegrafi/