Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur vitin 2021 në vendin e 111-të në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pasi sot (e enjte) është publikuar renditja e fundit për muajin dhjetor apo të fundit për këtë vit.
FIFA ka publikuar renditjen e muajit dhjetor për ekipet kombetare, por Kosova nuk ka ndryshuar pozicion.
Sikurse në muajin nëntor, ashtu edhe në muajin dhjetor apo të fundit për vitin 2021, Dardanët zënë vendin e 111-të në renditjen e FIFA-s, shkruan Telegrafi.
Dardanët nuk e zhvilluan asnjë ndeshje në këtë muaj, dhe nga 1163 pikë të mbledhura në nëntor, dhjetorin e mbyllin me 1163.05 pikë.
Ndryshe, Kosova ngritjen më të madhe e kishte përjetuar në muajin shtator të këtij viti, duke u renditur në vendin e 109-të.
Në anën tjetër, Shqipëria e ka mbylli vitin 2021 në pozitën e 66-të.
Kombëtarja shqiptare ka mledhur gjithsej 1374.98 pikë deri tani.
Belgjika e ka mbyllur për të katërtin vit në vendin e parë, ndërsa pas tyre në ‘top 10’ renditen Brazili e dyta, Franca e treta, Anglia e katëra dhe Argjentina e pesta.
Italia e mbyll vitin në vendin e gjashtë, Spanja në të shtatin, Portugalia të tetin, Danimarka e nënta dhe Holanda e dhjeta. /Telegrafi/
🇧🇪 Belgium end a fourth straight year on top 🥇
🇨🇦 Canada are 2021's 'Most Improved Side' 🥇📈 Check out the year's other big winners in the final #FIFARanking of 2021 👇
— FIFA (@FIFAcom) December 23, 2021
Në anën tjetër, Shqipëria e ka mbylli vitin 2021 në pozitën e 66-të.
Kombëtarja shqiptare ka