Seriali “O Sa Mirë” do të sjellë episodin e fundit të këtij sezoni.
Ky episod, i cili është i 145-i me radhë, do të sjellë skena plot interesante të shkollës më të famshme në ekranet shqiptare.
Karakteristike për episodin e fundit është diplomimi i studentëve, të cilët do të kemi mundësinë t’i shohim teksa marrin diplomat.
Në ndërkohë, ‘Xhesika’ e ndarë tashmë nga ‘Qabi’ do t’ia mësyjë detit me ‘Arbnorin’, i cili ka përfituar nga fondet e shkollës.
‘Citi’ dhe ‘Lepuri’ në anën tjetër shfaqen të mallëngjyer që shkolla po përfundon.
“O Sa Mirë” ka sjell episode të shumta me të qeshura për publikun përgjatë gjithë këtij sezoni.
Episodi i fundit transmetohet të dielën në Klan Kosova, dhe në kanalin e tyre në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sMgEsw7QCN0&feature=youtu.be