Site icon Telegrafi

Publikohet promo e episodit të 136 të “O Sa Mirë” – Adelina nervozohet keq, Xhakarta ‘kryen’ operimin në fytyrë

Seriali i njohur komik “O Sa Mirë” vazhdon të mbetet një prej serialeve më të ndjekura në vend.

Këtë të diele, “O Sa Mirë” do të sjellë skena të reja, të mbushura me humor nga protagonistët e shumtë.

Në promon e publikuar në YouTube, mund të shohim se Adelina do të nervozohet keq me profesorin e gjuhës shqipe.

Ndërkohë, profesori i Gjakovës vazhdon të mbajë ligjeratë për studentët lidhur me fushën e Ekonomisë dhe qytetin e Gjakovës.

Ndërsa, ‘Xhakarta’ e cila është ende duke qëndruar në Zvicër me ‘Sasën’ dhe ‘Qabin’, kryen me sukses ndërhyrjen estetike që e kishte dëshiruar.

“O Sa Mirë” vjen për shikuesit të dielën në ora 21:00. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jEOZFWL4NPU

Exit mobile version