Seriali “O Sa Mirë” është shndërruar tashmë në një prej serialeve më të ndjekura në vend.
Këtë javë do të transmetohet episodi i 132-të me radhë, në të cilin si çdo herë tjetër nuk do të mungojnë situatat komike.
Në promon e publikuar në YouTube, e cila shfaq disa nga skenat e episodit të ardhshëm, vërehet se episodi i 132-të do të sjellë mjaft ndodhi interesante.
Profesorët e shndërruar në studentë japin një ide për helmimin e Adelinës, e cila aktualisht po luan rolin e drejtoreshës dhe është bërë pengesë për profesorët.
Ndërkohë, roli i spikatur i ‘Sasës’ që luhet nga Adriana Matoshi do të sjell gjithashtu disa skena interesante, ku e njëjta refuzon t’i përgjigjet tundimit për të marrë para nga ‘Llukmani’, rol ky të cilin e luan Ernest Zymberi.
Episodi i ri i “O Sa Mirë” vjen të dielën në ora 22:00. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=53&v=nF320OuRE8g