Seriali “O Sa Mirë” vazhdon të mbajë pranë vetes shikuesit çdo të diele përmes skenave humoristike të personazheve të tij.
Në kanalin YouTube është publikuar edhe promo e episodit të radhës, i cili do të jetë gjithashtu interesant.
Në episodin e 139-të do të mund të shohim se si profesori i gjuhës shqipe, i cili tashmë ka fituar simpatinë e shumë fansave, mundohet të flirtojë me femrën më të bukur të serialit, ‘Xhesikën’.
Llukmani gjithashtu do të dhurojë disa skena qesharake, duke u munduar të flasë në anglisht me theksin e tij të dobët.
Lidhja e ‘Xhakartës’ dhe ‘Qabit’ po kalon gjithashtu nëpër zbatica, ndaj dhe në episodin e radhës nuk do të mungojë diskutimet e debatet nga ata të dy.
Edhe ‘Arbnori’, i cili është karakteri më i pëlqyer nga gjakovarët, do të luajë në disa skena interesant, në të cilat thotë se do të ketë probleme me zemrën.
Episodi i 139-të publikohet i plotë të dielën, në orën 22:00. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=apC7dnXIG_g