Telegrafi

Publikohet projekti “Ti Barabartë Unë” për vitin 2021 – figurat publike mbështesin personat me nevoja të veçanta

Është publikuar videoja e kauzës “Ti Barabartë Unë” për vitin 2021.

Projekti “Ti Barabarte Unë” që trajton temën e personave me nevoja të veçanta njëri ndër projektet më të suksesshme në Kosovë, nga viti në vit ka shënuar rezultate të mëdha me klipet të cilët janë realizuar në kuadër të këtij projekti ku kanë përfshirë me vete fytyra publike shumë të rëndësishme.

Këtë vit është përgatitur videoklipi me fytyra publike si: Atifete Jahjaga, Sellma Kasumoviq, Duda Balje, Vlora Çitaku dhe Majlinda Kelmendi të cilat do të jenë të shoqëruar me persona me nevoja të veçanta.