Siç raportohet, rezultatet e zgjedhjeve në shtetet evropiane do të dalin shumë shpejt pasi qendrat e votimit në 21 vende anëtare kanë filluar të mbyllen, duke konfirmuar një avantazh të së djathtës.
Bëhet e ditur se zgjedhjet që u zhvilluan gjatë katër ditëve janë votimi më i madh transkombëtar në botë me rreth 360 milionë qytetarë të BE-së që u është kërkuar të japin votat e tyre për të zgjedhur 720 anëtarë të Parlamentit Evropian.
E siç raportohet, sondazhet parashikojnë fitore historike për partitë radikale të krahut të djathtë.
Gjithashtu do të kuptohet se kush e merr drejtimin e institucioneve evropiane në Bruksel, duke përfshirë Komisionin dhe Këshillin, me zgjedhjet e vendosura për të nxitur një garë për postet kryesore të BE-së.
Së fundmi, është publikuar një vlerësim se si mund të duket Parlamenti Evropian, bazuar në sondazhet parazgjedhore dhe vlerësimet e 11 vendeve anëtare, shkruan CNN.
Partia Popullore Evropiane: 181
Socialistët dhe Demokratët: 135
Partia për Përtëritjen e Evropës: 82
Konservatorët dhe Reformistët Evropianë: 71
Identiteti dhe Demokracia: 62
Të gjelbër: 53
Të majtë: 34. /Telegrafi/