Portreti zyrtar i zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, është publikuar këtë të hënë, ku shfaqet teksa pozon e mbështetur në një tavolinë në Shtëpinë e Bardhë.
Fotoja është realizuar nga fotografi Regine Mahaux dhe thuhet se e bëri më 21 janar 2025.
Ajo shihet duke pozuar e mbështetur në një tavolinë dhe për atë rast ka veshur një xhaketë Dolce & Gabbana që mund të gjendet në dyqanet online për një çmim prej gati tre mijë eurosh.
First Lady Melania Trump’s Official White House Portrait pic.twitter.com/pMdooFZW53
— First Lady Melania Trump (@FLOTUS) January 27, 2025
Portretet e Presidentit Donald Trump dhe Zëvendës Presidentit JD Vance u publikuan në fillim të këtij muaji përpara inaugurimit.
Melania Trump mori pjesë në eventet e inaugurimit dhe tërhoqi veçanërisht vëmendjen me zgjedhjet e saj të modës. Së pari, në ceremoninë e betimit, ajo kishte veshur një pallto blu të errët, së bashku me një kapele të stilistit amerikan Adam Lippes.
The official portrait of First Lady Melania Trump was unveiled by the White House Today.
The image, released in black and white, was taken in the residence by photographer Régine Mahaux. pic.twitter.com/rEeCO64Sh2— Remoulade Sauce (@Remisagoodboy) January 27, 2025
Për ballot inauguruese të mbrëmjes, ajo kishte veshur një fustan bardh e zi të dizenjuar nga stilisti i saj i vjetër Herve Pierre.
Melania dhe Donald festuan 20 vjetorin e martesës javën e kaluar. /Telegrafi/