Telegrafi

Publikohet podcasti i shumëpritur i Blero dhe Afronës

Podcasti i shumëpritur i Bleros dhe i Afronës është publikuar më në fund në platformën e YouTube.

Duke qenë se për muaj të tërë është xhiruar ky podcast, publikimi i intervistës së plotë nuk u bë deri më sot, për shkak të disa mosmarrëveshjeve.

Afrona dhe Blero, për herë të parë pas dy vjetësh nga ndarja e tyre, dolën përballë njëri-tjetrit në një intervistë për të folur për lidhjen e tyre.

Sekuenca të kësaj interviste, ishin bërë virale në rrjetet sociale ende pa dalë në YouTube.

Tanimë si duket pritjes i erdhi fundi.

Tema kryesore e këtij podcasti ishte ndarja dhe arsyet e mosfunksionimit të martesës së tyre, për të cilën dyshja folën për herë të parë kaq haptas për publikun. /Telegrafi/