Ed Sheeran nuk po ndalet me publikimin e projekteve të reja interesante.
Këngëtari më i madh britanik i kohës superhitin e tij “Perfect”, pasi e solli në duet me Beyoncen në atë që e quajti “Perfect Duet”, tash e solli në një mënyrë krejt tjetër.
Ai ka ftuar për bashkëpuntor ikonën e muzikës klasike italiane, Andrea Bocellin, ku tenori i famshëm merr pjesë natë që quhet “Perfect Symphony”.
Vërtet perfekte, si një simfoni, kënga “Perfect Symphony” e shfaqë Bocellin duke performuar hitin në gjuhën italiane.
Atij në strofën e fundit i bashkëngjitet edhe vet Ed Sheeran duke kënduar italisht, si kurrë më parë.
Kënga tashmë brenda ditës ka arritur gjysmë milioni klikime dhe është në vendin e 14 të këndëve trendi në botë.
Ed Sheeran pritet të publikojë pas pak ditësh edhe videon me Eminemin “River”.
/Telegrafi/