Telegrafi

Publikohet paraqitja e shkurtër e “Tomb Raider”, në mars vjen premiera (Video)

(Foto: Wired)

Fansat e video-lojës, Lara Croft, pas më pak se dy muajsh do ta kenë mundësinë që ta shohin filmin e ri për heroinën, në të cilin rolin kryesor e luan Alicia Vikander.

Tashmë është publikuar paraqitja e re e shkurtër që e tregon aventurën e ngazëllyer të protagonistes në një ishull, ku është zhdukur babai i saj.

(Foto: Style Republic Magazine)

Lara sërish lufton me meshkujt arrogantë, ndërsa në një skenë për pak sa nuk e humb jetën duke rënë nga një lartësi e madhe.

Lexo po ashtu Alicia Vikander, zëvendësuesja Angeline Jolie në rolin e Lara Croft (Foto)

“Tomb Raider” është një vazhdim i filmave që për herë të parë u xhiruan me Angelina Jolien në rolin kryesor.

(Foto: The Post Read)

Në filmin e ri, Croft hulumton vdekjen e babait të saj, i cili e ka lënë pas një mesazh.

Në rrugën drejt varrezave misterioze që njihen si “Nëna e vdekjes”, anija e saj fundoset, ndërsa ajo mbetet në ishull me një numër të madh banorësh të zemëruar.

Regjisorë të filmit janë Roar Uthaug dhe Graham King, kurse premiera është caktuar më 16 mars të këtij viti. /Telegrafi/