Organizata e gjyqtarëve të Ligës Premier (PGMOL) nisi një hetim ndaj gjyqtarit David Coote pasi u shfaq në një video duke fyer Liverpoolin dhe ish-trajnerin e tyre Jurgen Klopp, duke marr një pezullim në pritje të mbylljes së hetimit.
Coote, i cili gjykoi fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Aston Villa të shtunën, u shfaq në një video që duket të jetë e disa viteve më parë, duke e quajtur trajnerin e atëhershëm të Liverpoolit, Jurgen Kloppin, arrogant, ku ia shtoi edhe një fjalë që lidhet me organin gjenital femëror.
Coote që e quajti Liverpoolin “m*t”, supozohet se videon e ka bërë pasi gjykoi ndeshjen e diskutueshme të Liverpoolin kundër Burnleyt në vititn 2020, e cila u mbyll 1:1.
Recorded footage of David Coote calling Liverpool “sh*t” and Jurgen Klopp a “c*nt”.
— Anfield Edition (@AnfieldEdition) November 11, 2024
Për këtë ka nisur një hetim, sepse ekziston mundësia që videoja të jetë e rreme ose e bërë me inteligjencë artificiale dhe të gjitha faktet do të shqyrtohen me kujdes.
Megjithatë, ndërsa hetimi vazhdon, Coote është pezulluar dhe nuk do të gjykojë ndeshjet e Ligës Premier.
Në një deklaratë të PGMOL thuhet: “PGMOL janë në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale dhe po hetojnë”.
Më vonë, një deklaratë tjetër konfirmoi: “David Coote është pezulluar me efekt të menjëhershëm në pritje të një hetimi të plotë. PGMOL nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë”.
🚨 Official: PL referee David Coote has been suspended with immediate effect pending a full investigation.
PGMOL will be making no further comment until that process is complete. pic.twitter.com/CZFIbP8E1F
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 11, 2024
Pas 11 xhirove, Liverpool është në vendin e parë me pesë pikë më shumë se Manchester City, si i dyti. /Telegrafi/