Site icon Telegrafi

Publikohet një video e Ritës duke bërë “twerk”

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Rita Ora, nuk ka dyshim se është një nga emrat më të suksesshëm në botë.

Biondja ka nisur turneun e koncerteve përreth botës, derisa së fundmi është kthyer në vendin e saj – Londër, pas disa ditësh qëndrimi në Romani.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe në Instagram tashmë numëron 15.2 milionë ndjekës. Megjithëse ka fansa gjithandej, 28-vjeçarja publikon imazhe dhe video të llojllojshme.

Ylli shqiptar ka bërë një ripostim nga mikja e saj në InstaStory, ndërkohë që po argëtohej dhe po bënte “twerk”.

Rita duket më se në formë, linjat trupore të së cilës janë për t’u pasur zili.

Përndryshe, sa i përket projekteve muzikore, “New Look” mban titullin kënga e fundit që Ora solli për fansat e saj, e që u prit mjaft mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version