Site icon Telegrafi

Publikohet një video e re që zbulon më shumë nga reagimi i Jada Pinkett Smith në momentin kur Will e goditi Chris Rock

Foto: The Seattle Times

Videoja e sapo shfaqur po jep një vështrim më të afërt sa i përket reagimit të Jada Pinkett Smith pas incidentit të bashkëshortit të saj, Will Smith me Chris Rock në “Oscars 2022”.

Klipi, i shpërndarë nga përdoruesi i TikTokut ‘305hoodhero’, tregon pasojat e momentit kur Will, 53 vjeç, goditi Rock, 57 vjeç, në skenë në Teatrin Dolby të Los Angeles, pasi komediani bëri shaka për kokën e rruar të Jadas.

Gjatë prezantimit të një çmimi, Rock e krahasoi pamjen e aktores 50-vjeçare me atë të Demi Moore në “GI Jane”.

@305hoodhero Bet y’all ain’t see it from this Angle ? Watch Jada’s reaction!!! Staged or She just Psycho? ? ? #fyp #foryoupage #staged #oscars #willsmith #chrisrock ♬ original sound – Big O

Jada, e cila së fundmi rrëfeu se vuan nga alopecia, ishte zënë në kamerat duke rrotulluar sytë. Pak sekonda më vonë, Will doli në skenë dhe iu afrua Rockut, duke e goditur para audiencës dhe miliona njerëz që shikonin transmetimin televiziv në shtëpi.

Ndërkohë që Will fitoi një çmim për “Aktori më i mirë”, ai i kërkoi falje Akademisë së Filmit dhe të tjerëve që ishin pjesëmarrës.

Lexo po ashtu Mes ngjarjes tronditëse në “Oscars 2022” - shtrenjtohen çmimet e biletave për të parë shfaqjet e Chris Rock

Smith në anën tjetër i kërkoi falje Chrisit të nesërmen përmes rrjeteve sociale.

Jada po ashtu ka bërë një reagim rreth gjithë kësaj situate duke shkruar: “Është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për të”.

Në vazhdim do të shihet se cilat janë pasojat e Will që do të merren nga Akademia e Filmit. /Telegrafi/

Exit mobile version