Yjet e njohur të estradës shqiptare, Shkurte Gashi, Bardhi dhe Nora Istrefi, tashmë kanë nisur përgatitjet për këngën e tyre të re.
Ata kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim që pritet të lansohet së shpejti.
Ndërsa po vazhdojnë me xhirimet, të njëjtit kanë ndarë një pjesë të shkurtër të duetit që do të sjellin.
Në bazë të një pjese të shpërndarë në TikTok, secili prej artistëve do të interpretojnë në zhanrin që i përkasin.
Megjithatë, akoma nuk është bërë e ditur asnjë datë e saktë se kur do të publikohet projekti.
@bardhi_off #mamamia #comingsoon ♬ MAMA MIA – Bardh Idrizi
Ky është bashkëpunimi i tyre i parë, i cili mezi po pritet nga publiku e fansat e tyre.
Të njëjtit gëzojnë një karrierë të bujshme muzikore me hite të mëdha. /Telegrafi/