Site icon Telegrafi

Publikohet një moment intim i Dua Lipës me të dashurin

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, tash e disa muaj është duke e shijuar lidhjen me partnerin e saj të ri, Anwar Hadid.

Të njëjtit filluan romancën e tyre vetëm pak muaj pas ndarjes së artistes tonë nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew.

Lexo po ashtu Pas dy muajsh lidhje, Dua Lipa 'zhvendoset në New York me të dashurin e ri'

Megjithatë, dyshja po vazhdojnë të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, teksa tashmë shfaqen së bashku kudo, madje thuhet se së fundmi kanë marrë edhe një apartment në New York.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Instagram)

Përveç artistes Lipa, është edhe vëllai i motrave të famshme, Bellës dhe Gigit, Anwari, i cili ndan momente të veçanta me të dashurën e tij.

Një të tillë e ka publikuar së fundmi, derisa shfaqet duke i dhuruar puthje pasionante Duas, e që ky postim mori pëlqime dhe komente të llojllojshme nga fansat e dyshes.

Theksojmë që gjatë kësaj kohe ata morën vëmendje në Javën e Modës në New York, ku çifti u ulën në radhë të parë dhe mbështetën motrat e mëdha të Anwar në shfaqjen e Marc Jacobs, e cila u mbajt në një gjimnaz, ku vendet u shpërndanë nëpër auditor, duke i dhënë shfaqjes një ndjenjë shumë të çuditshme. /Telegrafi/

Exit mobile version