Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “NIN”.
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj personale dhe profesionale, teksa në fund të mbrëmjes nuk hezitoi që t’iu përgjigjet pyetjeve provokuese.
E pyetur nga moderatori se nëse ka ndonjë këngë që nuk do ta publikonte kurrë, reperja me prejardhje nga Mitrovica bëri të ditur se ekziston në fakt një këngë e tillë.
Bëhet fjalë për një këngë të vitit 2018 të titulluar “Lej”, e cila ishte publikuar pas suksesit të këngës së parë “Lulija”.
Melinda u përgjigj duke thënë se nuk përkonte me stilin e saj ajo këngës dhe se ishte këshilluar keq në atë kohë – me çka edhe ka ndikuar që ajo ta largojë këngën prej YouTube.
Por menjëherë pas shfaqjes së saj në këtë intervistë, kjo këngë është hedhur në kanalin YouTube nga një anonim.
https://www.youtube.com/watch?v=VhK1-JfvzvY&ab_channel=Olivia
Kënga dhe klipi që Melinda me dëshirë dhe vetëdije e ka hequr nga kanali i saj, tani është i disponueshëm për t’u parë nga fansat, ani pse me kualitet më të dobët.
Nuk dihet nëse rap-artistja është informuar për prezencën e këtij projekti të padëshiruar në YouTube dhe nëse do të ndërmarrë diçka për ta larguar atë, si poseduese e të drejtave autoriale të këngës. /Telegrafi/