Telegrafi

Publikohet modeli A8, Audi me teknologjinë më të avancuar deri më tani (Foto)

Pash shumë kohë pritje, më në fund Audi ka hequr shtresat e kamuflazhit prej modeli A8.

Sedani që është paraqitur në premierën e filmit Spider-Man në Hollywood, tashmë dihet se çfarë pamje ka.

Kjo makinë që del në shitje në fund të muajit për 90 mijë euro, ka nivelin e tretë të mundësisë për vetëvozitje.

Vetura kryen lëvizje plotësisht autonome edhe nëpër trafik të ngjeshur, por jo më shpejtë se 60 kilometra në orë.

Përmes dirigjimit prej telefonit të zgjuar, ky Audi mund të parkojë në garazh apo parking, pa qenë askush brenda.

Me këtë përparësi, A8 është konkurrencë e madhe për Mecedes C-Class dhe Tesla Model S. /Telegrafi/