Telegrafi

Publikohet “Missed Call” nga Morena Taraku, vjen me një paraqitje tejet atraktive në klip

Morena Taraku në klipin e ri (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Morena Taraku, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Missed Call” mban titullin projekti i ri muzikor i saj, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Edhe në këtë projekt të saj bukuroshja jonë flet për jetën luksoze përfshirë,  makinat e shtrenjta dhe paratë që posedon.

Morena Taraku në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet këngëtarja, ndërsa melodinë e ka realizuar NLS.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Don Gima, kurse për miksimin është kujdesur ‘DryBeatz’.

Videoja muzikore kësaj radhe i është besuar TXIVGO.

Klipi i këngës po ashtu është mjaft i veçantë, dhe në të bukuroshja nga Peja vjen me një paraqitje provokuese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Morena Taraku

Në ndërkohë, Morena është duke e vazhduar jetën dhe karrierën e saj tash e një kohë në Turqi. /Telegrafi/