“Mama Mia” është titulli i këngës që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Shkurte Gashit, Bardhit dhe Nora Istrefit.
Treshja e artistëve i kanë bashkuar forcat për të ardhur me realizimin e ri muzikor që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Projekti është produksion i SBS Ent., ndërsa tekstin e kanë shkruar Ghulo dhe Bardhi.
Për melodinë e këngës së re janë kujdesur po ashtu, Bardhi, Ghulo, Shkurte Gashi dhe Kushtrim Kelani.
Për anën vizuale është angazhuar produksioni XL Films që e ka xhiruar videoklipin muzikor. /Telegrafi/