Site icon Telegrafi

Publikohet lista e vendeve më të pasura në botë – Kosova në pozitën e 105-të

Do të preferonit të ishit të pasur në një vend të varfër apo të varfër në një të pasur?

Matja se sa i pasur është një vend nuk është aq e lehtë (nuk ka të bëjë vetëm me GJDP-në).

Matja se sa i pasur je varet në një masë të madhe nga sa përkufizohen vendet e pasura dhe të varfra, shkruan revista “Global Finance“.

Gazeta në hulumtimin e saj, “Vendet më të pasura dhe më të varfra në botë” e ka renditur Kosovën në vendin e 105-të.

Sipas kësaj liste, vendet më të pasura në botë janë Luksemburgu, Singapori, Irlanda dhe Katari. Më të varfrat janë Siria, Afganistani, Libani dhe Ukraina.

Duke parë rajonin, Kroacia renditet në vendin e 53-të, Mali i Zi në vendin e 69-të, Serbia në vendin e 72-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 78-të, Bosnja-Hercegovina në vendin e 88-të dhe Shqipëria në vendin e 92-të.

“Nëse thjesht marrim parasysh produktin e brendshëm bruto të një vendi – shuma e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga vendi gjatë një viti – atëherë do të duhet të konkludojmë se kombet më të pasura janë pikërisht ato me GJDP-në më të lartë – Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia dhe Gjermania”, shkruan revista e lartpërmendur.

Një problem tjetër me GJDP-në është, siç shkruan “Global Finance”, se nuk mat shpërndarjen e pasurisë.

“Kjo është arsyeja pse një përfaqësim më i saktë i kushteve të jetesës së njerëzve fillon me ndarjen e GJDP-së kombëtare me numrin e njerëzve që jetojnë atje: GJDP për frymë dhe shkalla e rritjes së saj na tregojnë shumë më tepër për pasurinë sociale që është potencialisht e disponueshme për çdo person dhe nëse kjo pasuria po rritet ose zvogëlohet me kalimin e kohës”, thuhet në tekst. /Telegrafi/

Exit mobile version