Site icon Telegrafi

Lista e vendeve që ofrojnë kushte të mira pune, në veçanti për ata me kualifikim të lartë

Australia, Suedia, Zvicra, Zelanda e Re dhe Kanadaja, janë opsione të përkryera për punëtorët me kualifikim të lartë që duan të emigrojnë në këto vende, thuhet në raportin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Këto vende në përgjithësi ofrojnë kushte të mira të tregut të punës për punëtorët me kualifikim të lartë, thuhet ndër tjera në raport, transmeton Telegrafi.

Në raportin e përpiluar në bashkëpunim me fondacionin gjerman Bertelsman, i njëjti grup vendesh së bashku me Norvegjinë, por pa Australinë, janë gjithashtu edhe më tërheqëse për sipërmarrësit.

OECD ka analizuar një numër faktorësh në 36 vendet e saj anëtare, duke përfshirë mundësitë që ofrohen për punëtorët, të ardhurat, taksat, mundësitë afatgjate, mjedisi për familje dhe cilësia e jetës.

Për personat me kualifikim të lartë vendet më të përshtatshme janë Zvicra, Norvegjia, Finlanda dhe SHBA-të. Izraeli, Japonia dhe Turqia, mund të përmirësojnë kushtet nëse duan të tërheqin sa më shumë persona me kualifikim të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version