Festivali i Këngës në Radio Televisionin Shqiptar ka zhvilluar dy netë fantastike gjysmëfinale.
Këngëtarë të shumtë interpretuan këngën e tyre, teksa vetëm 12 arritën që ta prekin finalen e madhe.
Pas mbarimit të natës së dytë e cila solli në skenë 10 garues ashtu sikurse nata e parë, u publikuan edhe emrat e 12 këngëve që do të garojnë në natën finale.
Finalja e Festivalit të 58-të të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar do të mbahet këtë të diel më 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Fituesit do t’i jepet mundësia që ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, që mbahet në Holandë.
Kjo është lista me emrat e finalistëve dhe këngët e tyre përkatëse:
-Arilena Ara “Shaj”,
-Elvana Gjata “Me tana”,
-Bojken Lako “Malaseen”,
-Sara Bajraktari “Ajër”,
-Kamela Islamaj “Më ngjyros”,
-Era Rusi “Eja merre”,
-Valon Shehu “Kutia e Pandorës”,
-Tiri Gjoci “Me gotën bosh”,
-Robert Berisha “Ajo nuk është unë”,
-Olta Boka “Botë për dy”,
-Albërie Hadërgjonaj “Ku ta gjej dikë ta dua”,
-Gena “Shqiponja e lirë”. /Telegrafi/