Telegrafi

Publikohet lista e kandidatëve për deputetë nga radhët LSDM-së

Partia maqedonase në pushtet momentalisht po mban kongresin e 24 të partisë, ndërsa në këtë kongres përzgjidhen edhe emrat e deputetëve për deputet në zgjedhjet e 12 prillit.

Në listë shihen emra të rinj, por edhe anëtarë që deri tani kanë qenë drejtorë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në njësinë zgjedhore numër një kryeson Nikolla Dimitrov ndërsa në vendin e dytë n dodhet Mila Carovska, në njësinë zgjedhore numër dy është Oliver Spasovski dhe Sanja Lukarevska, në njësinë zgjedhore numër tre Ljupço Nikollovski dhe Jagoda Shahpasnka, në njësinë zgjedhore numër katër ndodhet Zoran Zaevi ndërsa vendi i dytë i është siguruar koalicionit, në njësinë zgjedhore numër pesë kryeson Sheqerinska me kryetarin e grupit kuvendare të LSDM-së, Jovan Mitrevski. Njësia zgjedhore numër gjasthë në vendin e parë i është dhënë koalicionit kurse vendi i dytë është Fanica Nikollovska.

Duhet cekur se në dy vendet e para në çdo njësi zgjedhore është ndodhet një burë dhe një grua./Telegrafi/

Foto: Kanal5