Site icon Telegrafi

Publikohet lista e artistëve pjesëmarrës në edicionin e 61-të Festivalit të Këngës në RTSh

Festivali i Këngës në Radion Televizionin Shqiptar ka publikuar listën e artistëve pjesëmarrës në edicionin e tij të 61-të.

Tashmë janë përzgjedhur 26 këngë pjesëmarrës, 16 prej të cilave janë artistë që kanë perfomuar edhe më parë në festival përgjatë viteve të kaluara, ndërkohë 10-të të tjerë janë emra të rinj dhe grupe alternative.

Në faqen zyrtare të Eurovision është publikuar lista e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës në të cilën bën pjesë edhe disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

Foto: Festivali i Këngës në RTSH

Lista e konkurrentëve pjesëmarrës në edicionin e 61-të përshinë:

2 Farm- Atomike

Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi

Albina Kelmendi – Duje

Anduel Kovaçi – Malli

Arsi Bako – Sonte dua të jem me ty

Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime

Elsa Lila – Evita

Enxhi Nasufi – Burrë

Erma Mici – Kozmosi i dashurisë

Evi Reçi – Ma kthe

Fabian Basha – Një gotë

Fifi – Ndalo

Franc Koruni – Në pritje

Genti Hoxha – Ajër

Gjergj Kaçinari – Dje

Luna Causholli – Jetën ta fal

LYNX – Nëse ke besim

Manjola Nallbani – Dua

Leje Qëndrimi – Fobia

Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi

Rezearta Smaja – N’Eden

Rovena Dilo – Motit

Sara Kapo – Para teje

Serxhio Hajdini – Vështirë

Urban Band – Në çdo hap

Vanesa Sono – Aroma jonë

Këtë vit, ndryshe nga edicionet e kaluara kënga fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.

Megjithëse nuk është konfirmuar një datë e saktë për mbajtjen e festival, ai tradicionalisht mbahet në gjysmën e dytë të dhjetorit.

Kujtojmë që vitin e kaluara, Ronela Hajati ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision me këngën “Sekret”.

“Eurovision Song Contest 2023” mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version