Telegrafi

Publikohet “Letër për ty” nga Genc Prelvukaj

(Foto: Instagram/gencprelvukaj)

“Letër për ty” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar Genc Prelvukaj.

Vet këngëtari është producent i projektit të shoqëruar me videoklipit së bashku me Granit Ismajlin.

Si rëndom, tekstin e ka shkruar po ashtu Genci, ndërsa kënga është një baladë që pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së tij.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Black Fish që e ka xhiruar videoklipin muzikor.

Genci i ka sjellë disa realizime të reja muzikore gjatë këtij viti, ndërsa ndër të fundit janë bashkëpunimet me Blasta e Granit, “Kalle”, si edhe me partneren e tij, Eni Koçi, me titull “Ama”. /Telegrafi/