Barcelona dhe Camp Nou janë gati ta mirëpresin Liverpoolin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Klubi e ka zbuluar mozaikun e madh që do t’i përshëndesë lojtarët kur të futen në fushë, pasi 90,000 bileta janë shitur për vendasit dhe kartonët për ta do të shpërndahen në stadium.
Mesazhi që do t’i përcjell lojtarët është “Gati ta ngjyrosim Evropën”.
😍 Ready to color Europe!
🙌 Camp Nou will look like this for #BarçaLFC
🔵🔴 #WeColorFootball pic.twitter.com/pmbVF5YW7h— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 29, 2019
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Barcelonës në shtëpi në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, skuadra u stërvitë të hënën në mëngjes, duke e përmbushur sesionin e tyre të zakonshëm të rigjenerimit pas pushimit që kishin të dielën.
Barcelona është shpallur kampion i Spanjës për herë të 26-të në mesjavë. /Telegrafi/