Telegrafi

Publikohet klipi më i ri i Dua Lipës, “Break my heart”

Foto: Dua Lipa/YouTube

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, artistja Dua Lipa publikoi klipin e saj të ri “Break my heart”.

Klipi u publikua vetëm pak orë, pasi kënga u publikua në versionin audio.

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, Dua edhe këtë herë nuk zhgënjeu fansat me stilin e saj të veçantë dhe performancën në klip.

Videoja muzikore e “break my heart” vjen plot me ngjyra dhe një sërë iluzionesh që e bëjnë edhe më interesant klipin.

E entuziazmuar për projektin e saj të ri muzikor, Dua njoftoi fansat përmes një postimi në Instagram që tashmë kënga e finalizuar me klip gjendet në YouTube.

“Videoja muzikore e ‘Break my heart’ është e juaja, mund ta mbani. Faleminderit te secili që bëri të mundur këtë dhe punuan kaq shumë gjatë motit të çmendur -8 gradë, duke mbajtur edhe dorën time nëpër gripin më të keq të jetës sime. U tërhoqëm dhe bëmë diçka që me të vërtetë shpresojmë se do ta doni”, shkroi Lipa në Instagram.

“Break my heart” përndryshe është kënga e nëntë ealbumit “Future Nostalgia”, që do të publikohet i plotë më 27 mars. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)