Telegrafi

Publikohet kënga “Shqiptare” nga Ermal Fejzullahu dhe Luar

Ermal Fejzullahu dhe Luar Foto: YouTube

Bashkëpunime të shumta dhe mjaft unike janë duke u lansuar së fundmi.

Në mesin e tyre ishin edhe Ermal Fejzullahu dhe Luar, të cilët vendosën që të bashkonin forcat për një këngë.

Dyshja në rrjete sociale kanë pasur mundësinë të ndajnë sekuenca nga projekti, që vetëm është publikuar.

“Shqiptare” mban titullin prodhimtaria muzikore, instrumentali i së cilës i është besuar producentit Mixey.

Nën regjinë e artistes, klipi është xhiruar nga Vjollca Nikovazi, derisa që të dy shiheshin me plot stil.

Theksojmë se që në minutat e parë lansimit, projekti është pritur mirë nga dëgjuesit e muzikës së dyshes. /Telegrafi/