Telegrafi

Publikohet kënga e Stresit kushtuar nënës së tij

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka kohë që kishte paralajmëruar se këtë vit do të merrte pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

Dhe së fundmi, ai u prezantua në fazën e parë të spektaklit, në spektaklin “E diela Shqiptare”.

“Të du mom” titullohet kënga e tij e re, e cila është punuar në studion e tij, e ndërsa reperi është kujdesur vet edhe për vargjet e tekstit.

Kënga është e zhanrit baladë, dhe nga fjalët e tekstit duket të jetë vërtetë një këngë e thellë,dedikuar të gjithë nënave shqiptare.

Me këtë reperi ka treguar se pritshmëritë e tij janë shumë të mëdha në festivalin “Kënga Magjike” këtë vit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estarad Shqiptare

Vitin e kaluar, ai ishte po ashtu pjesë e këtij festivali, në një bashkëpunim me Flor Banën dhe Anxhelo Koçin, në një këngë e cila u prit mirë nga publiku.

Reperi ka prekur shumë finale të festivalit “Kënga Magjike”, teksa njëlloj shpreson edhe këtë vit me këngën, për të cilën siç thotë është më e veçanta në karrierën e tij. /Telegrafi/