Site icon Telegrafi

Publikohet kënga e shumëpritur e Rita Orës, “How to be lonely”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re.

“How to be lonely” titullohet kjo këngë, e cila përkthyer në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”.

Për kompozimin e kësaj kënge është kujdesur sensacioni i momentit në Angli, producenti dhe këngëtari Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’ sivjet.

Rita e publikoi këngën e re në mesnatë në të gjitha platformat online të muzikës, teksa më pas edhe në kanalin e saj zyrtar në YouTube, në versionin audio.

Shumë shpejt, artistja me origjinë shqiptare pritet të publikojë edhe klipin e “How to be lonely”, në të cilin do të shfaqet në disa skena mjaft atraktive dhe provokuese, disa prej të cilave i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Foto: Rita Ora/Instagram

“How to be lonely” është kënga e parë e Rita Orës për vitin 2020, njëherësh kënga e parë solo që pas publikimit të albumit “Phoenix” në vitin 2018, sukseset e të cilit vazhdon ende t’i shijojë.

Lexo po ashtu Në prag të lansimit të këngës së re, Rita iu drejtohet fansave me një letër: Kur jeni vetëm, kujtoni se jeni mjaftueshëm dhe keni forcë brenda vetes

Në një letër të ndarë me fansat në rrjetet sociale pak ditë më parë, 29-vjeçarja kishte shkruar se për këtë këngë është frymëzuar nga periudha të ndryshme në jetën e saj. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Exit mobile version