Fonogrami i “UglyDolls” pa dyshim do të jetë një nga projektet më të veçanta të vitit 2019.
Një numër i madh i fytyrave publikejanë bërë zërat epersonazheve të filmit më të ri të animuar për fëmijë, teksa një prej tyre i është besuar edhe shqiptares së famshme, Bebe Rexha.
Këngëtarja shqiptare është gjithashtu interpretuese e një prej temave muzikore me titull “Girl in the Mirror”.
Në këtë këngë, ajo feston vetë-pranimin esaj në shoqëri, pasi siç është shprehuredhe vet artistja shqiptare, edhe pse shpesh e zhgënjyer nga njerëzit që eparagjykonin, ajo gjithsesi e ka gjetur mënyrën e përshtatjes.
Ajo këndon për tu mësuar të tjerëve që të pëlqejnë reflektimin e tyre.
“Mund të përpiqesha të isha si ti,” bërtiti ajo në kor. “Por unë dua të jem si unë, vajza në pasqyrë”, janë disa nga fjalët më domethënëse të këtij teksti.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Bebe Rexhës në YouTube, teksa është shoqëruar me grafikën eanimacioneve të filmit.
Vet këngëtarja me prejardhje nga shqiptare është shprehur shumë entuziaste për këtë projekt kaq të veçantë. /Telegrafi/