Telegrafi

Publikohet kënga e Adelinës me Rinën

Edhe një këngë e re i është bashkuar estradës muzikore shqiptare, ku kohët e fundit kanë ardhur një numër i madh i projekteve.

Më në fund është publikuar kënga e shumë pritur e Adelina Ismailit dhe Rina Balajt.

“Qikat” është shoqëruar edhe me video tejet të veçantë të punuar nga kompania Filmnation.

Kënga është ripërpunim i “Kanagjeqit” të Adelinës, të cilin e kishte sjell vite më parë para fansave.

“Ilegal” është projekti i fundit muzikor i Rinës, i cili numëron mbi nëntë milionë shikime në kanalin YouTube.

Ndryshe, Adelina muaj më parë kishte publikuar këngën “Sa 1000 engjuj” dhe numëron mbi 265 mijë shikime në YouTube. /Telegrafi/