Site icon Telegrafi

Publikohet kampanja e re e Rita Orës, këngëtarja shqiptare vjen e mrekullueshme në reklamën e “Escada”

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Sukseset për artisten shqiptare me famë botërore, Rita ora, nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, ajo ka bashkëpunuar me brendin gjigant “Escada”, ku ka nënshkruar kontratë reklamimi me markën shumë të njohur mbarë botërore.

Kompania ka lansuar në treg videon e parë reklamuese në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, e cila duket e mrekullueshme me performancën e saj në video.

Ajo ka promovuar disa nga veshjet më në trend të markës, teksa vallëzon nën ritmet e melodisë së këngës së saj “Let you love me”.

“Shikoni tani fushatën time të re me Escada”, ka shkruar Rita në Instagram, ndërsa ka treguar se xhirimet e kësaj reklame i dhuruan shumë kënaqësi.

Këngëtarja shqiptare shkruan se fansat duhet të ndjekin njoftimet e reja të firmës, për të parë së shpejti reklamën e plotë.

Rita Ora (Foto:Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Përveç “Escada”-s, Rita ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me gjigantin italian, Giuseppe Zanottin.

Ndërkohë, në muajin mars Rita nis turin e saj të koncerteve “Pheonix” për të promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull, dhe shteti i parë nga i cili do të fillojë ky tur është Australia. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Sam Bagnall/Handout/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version