Telegrafi

Publikohet “Hallall e ke”, dueti nga Genc Prelvukaj dhe Sinan Vllasaliu

(Foto: Screenshot/YouTube/blackfishofficial)

Bashkëpunimi më i ri në mes të dy artistëve të njohur të estradës shqiptare tashmë është publikuar.

Bëhet fjalë për duetin e reperit Genc Prelvukaj dhe këngëtarit Sinan Vllasaiu, të cilët ditë më parë e kishin paralajmëruar lansimin e këtij projekti muzikor.

“Hallal e ke” titullohet kënga e tyre e realizuar me muzikë dhe tekst nga Genc Prelvukaj dhe në asistencë të  Granit Ismajlit.

 

Në melodinë e kësaj kënge dëgjohet edhe një kitara e incizuar ‘live’ në studio e që është përkujdesur kitaristi Atrist Stafai. Sikurse në çdo projekt tjetër të reperit, edhe në këtë të fundit për vizualitetin e këngës është përkujdesur kompania ‘Black Fish’.

Projekti muzikor tashmë gjendet në platformat digjitale dhe ka filluar të pëlqehet nga fansat e muzikës së tyre./Telegrafi/