Bashkëpunimi më i ri në mes të dy artistëve të njohur të estradës shqiptare tashmë është publikuar.
Bëhet fjalë për duetin e reperit Genc Prelvukaj dhe këngëtarit Sinan Vllasaiu, të cilët ditë më parë e kishin paralajmëruar lansimin e këtij projekti muzikor.
“Hallal e ke” titullohet kënga e tyre e realizuar me muzikë dhe tekst nga Genc Prelvukaj dhe në asistencë të Granit Ismajlit.
Në melodinë e kësaj kënge dëgjohet edhe një kitara e incizuar ‘live’ në studio e që është përkujdesur kitaristi Atrist Stafai. Sikurse në çdo projekt tjetër të reperit, edhe në këtë të fundit për vizualitetin e këngës është përkujdesur kompania ‘Black Fish’.
Projekti muzikor tashmë gjendet në platformat digjitale dhe ka filluar të pëlqehet nga fansat e muzikës së tyre./Telegrafi/