Teuta Krasniqi është bërë për herë të dytë nënë.
Telegrafi mbrëmë ka raportuar se aktorja ka sjell në jetë një vajzë.
Përmes rrjetit social Facebook, Adonisi ka publikuar fotot e para me vajzën e sapolindur të cilën e kanë pagëzuar “Kaja”, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar se sa magjike është kjo ndjenjë. Krenare me ty e dashura, Teuta Krasniqin. E dua familjen time”, ka shkruar ndër të tjerash në Facebook, Adonisi.
Kujtojmë se Teuta prej martesës së parë me këngëtarin Blero ka edhe një vajzë të pagëzuar me emrin Tara. /Telegrafi/